Toni Shena

A Worship Ministry in Albania

May-11-10

Artisti Në Grupin e Adhurimit

posted by Toni

Është i njohur nga të gjithë personaliteti i artistëve paksa ndryshe nga çdo njeri i zakonshëm. Shpesh herë një artist është një personalitet introvert që punon në fshehtësi. Në shoqëri ai mund të mbajë  një veshje ndryshe dhe shpesh paraqet një botëkuptim apo dhe sjellje ndryshe nga të tjerët.

Është bekim që në mesin tonë si kishë ungjillore të shikojmë kaq shumë artistë të krishterë që vazhdimisht i japin Perëndisë dhe kishave të tyre më të mirën që kanë. Vazhdimisht janë artistët që na freskojnë takimet dhe konferencat tona me ide dhe aktivitete të ndryshme festive dhe gazmore. E ndërsa një pjesë e madhe e artistëve në mesin tonë u janë bashkuar grupeve të  adhurimit, një pjesë e mirë e tyre çdo javë punojnë me repertorin e këngëve duke ndihmuar kishën të adhurojë Perëndinë si komunitet së bashku.

Një punë e tillë e përjavshme kërkon edhe një përkushtim dhe frymëzim. Dhe mbase sfida më e madhe është të punojmë me njëri-tjetrin. Të mbledhësh artistët për të punuar së bashku nuk është një punë e lehtë duke patur parasysh që shumica prej tyre janë introvertë dhe krijojnë në mënyrë të pavarur. Nevojitet durim por dhe ushtrim i aftësive shoqërore dhe në grup.

Në një ekip tipik adhurimi, secili pjesëtar sjell dy gjëra unike.

  1. Aftësitë dhe dhuntitë që i japin një rol të caktuar në ekip. Këto talente janë një nga arsyet përse është thirrur si pjesë e këtij ekipi.
  2. Personaliteti i tij që i jep një vend specifik brenda ekipit. Tek letra e parë drejtuar Korintasve 12:18, Pali thotë që Perëndia i vendosi pjesët e trupit ashtu si Ai dëshironte që ato të ishin. Perëndia ynë merr në konsideratë se kush je përpara asaj që ti mund të bësh. A nuk është kjo e mrekullueshme? Ti je pjesë e këtij grupi jo vetëm për atë që jep, por për atë që je. Askush tjetër s’mundet të kontribuojë në ekip njësoj si ti. Madje edhe nëse do të kishte dikush talentet dhe aftësitë e njëllojta me ty, përsëri s’do të të zëvendësonte dot asnjëherë për shkak se jeni dy persona të ndryshëm me personalitete të ndryshme.

Po cilat janë ato gjëra që e dëmtojnë punën në ekip?

1. Egoizmi

Egoizmi është vështirësia më e madhe me të cilën përballet çdo ekip. Asnjë grup nuk mund të qëndrojë në këmbë nëse njerëzit vazhdimisht po kërkojnë gjërat e tyre para të të tjerëve. Nëse Unë duhet të jem instrumenti kryesor, Unë duhet të jem vokali kryesor, apo të bëhet vetëm si them Unë, atëherë kjo mund të jetë një problem i vërtetë. Dhe problemet nëse nuk zgjidhen, vetëm do të bëhen më të vështira për t’u zgjidhur. Para disa ditësh, unë pata një rrjedhje të madhe uji në lavamanin e guzhinës. Çfarë bëra? E lashë të rridhte? Jo, me shpejtësi mbylla rubinetin kryesor të ujit dhe e riparova. Pastaj pashë që tubi rridhte akoma dhe nuk ishte izoluar plotësisht. Atëherë përsëri të nesërmen, punova derisa u sigurova që vërtet ky problem ishte zgjidhur. Kuptohet që nëse do ta kisha lënë ujin të rridhte, ky problem i vogël do të ishte kthyer shpejt në një problem të madh. Pra e kuptoni idenë. Egoizmi është një sëmundje që duhet njohur dhe luftuar.

2. Ankesat

Zakonisht këto janë rezultat i problemit të mëparshëm. Izraeli u ankua shpesh kundër Moisiut dhe njerëzit shpesh mërziten nëse gjërat nuk shkojnë siç duan ata. Personalisht, unë e kam problem kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dua. Miqtë e mi më kanë përballur me këtë gjë dhe unë e di që kjo është një dobësi. Ankesat mund të sjellin përçarje dhe të heqin gëzimin e ekipit.

3. Një shpirt konkurrues

Konkurrenca e shëndoshë nxjerr më të mirën në ne. Në sport, art e politikë, ajo na nxit të rritemi në aftësitë tona por konkurrenca brenda ekipit mund të jetë e dëmshme. Nëse ka vazhdimisht konkurrencë mes muzikantëve në ekip, kjo s’do ta lejojë ekipin të funksionojë mirë. Bashkëpunimi dhe jo konkurrenca është çelësi.

4. Konflikti i pazgjidhur në marrëdhënie

Askush nuk e dëshiron konfliktin. Askujt nuk i pëlqen. Por ai është i pashmangshëm dhe në jetën e ekipit të adhurimit, ai do të “nxjerrë kokën” shumë shpesh. Nëse një skuadër artistësh do të jetë në gjendje të bashkëpunojë për një afat të gjatë në unitet, kjo është me të vërtetë një arritje shumë e madhe. Pak para arrestimit, Jezusi u lut për dishepujt e tij që të kishin unitet dhe të ishin një. Le të përpiqemi të jemi të kujdesshëm kur mendimet tona dhe personalitetet përplasen dhe le ta duam njëri-tjetrin ashtu si Krishti na do ne.

Po si mund të jemi kontribues në skuadrën tonë muzikore? Suksesi i skuadrës sonë varet drejtpërdrejtë nga roli ynë personal.

  1. Të jemi të përkushtuar ndaj vizionit të ekipit. A është e dukshme mbështetja jonë ndaj drejtuesit të ekipit? A po vendosim vizionin e përbashkët përpara stilit tonë të preferuar muzikor? A jemi të dëgjueshëm?
  2. Të kemi përkushtim për të zgjidhur konfliktet në marrëdhënie. Uniteti është dëshmitar shumë i fortë për jo të krishterët. “Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet”. (Psalmi 133)
  3. Të inkurajojmë dhe të mbështesim tjetrin. Të mos vëmë re notat në të cilat gaboi por të vëmë në dukje përgatitjen dhe aftësitë e tjetrit. Gjithashtu le të mbajmë mend që disa njerëz kanë nevojë për afirmim dhe mbështetje më shumë se të tjerët. Një i ri në ekip veçanërisht ka nevojë të ndihet i mirëpritur dhe i vlerësuar.
  4. Të mos mbahemi fort tek aftësitë tona muzikore. Ne duhet të lëmë tek altari talentet tona në nënshtrim të plotë ndaj vullnetit të Atit tonë. Vetëm në këtë mënyrë mund të shërbejmë me një zemër të gëzuar. Vetëm kështu mund të kemi paqe brenda vetes dhe të bëjmë pjesën tonë. Le të jemi miq më shumë se profesionistë.
  5. Të mos e kemi mendjen te lavdërimet apo vlerësimet e të tjerëve. Artistët mund të mos kenë qejf që dikush tjetër të marrë lëvdimin për idenë e tyre. Kjo shkon krejtësisht kundër mishit tonë që dëshiron të marrë lëvdim dhe mirënjohjen e njerëzve. Te Psalmi 131 thuhet “e kam qetësuar shpirtin tim si një foshnje e zvjerdhur në gjirin e nënës së tij.” Nëse besojmë vërtet në vizionin e ekipit tonë, le të rendim drejt këtij qëllimi së pari.
  6. Të jemi në gjendje të përshtatshme fizike, emocionale dhe shpirtërore. Sidomos drejtuesit të cilët mbajnë mbi vete peshën dhe përgjegjësinë e fushës së adhurimit muzikor në kishë, duhet të jenë të përgatitur dhe në kohë. Ata duhet të vlerësojnë kohën, energjinë dhe përkushtimin e pjesëtarëve të ekipit të tyre.
  7. Të sjellim të gjithë “arsenalin” tonë shpirtëror me vete. Ne mund të bëjmë pjesën tonë dhe të shkojmë në shtëpi. Po një artist që ka gjithashtu dhuntinë e profecisë, drejtimit, ungjillizimit, shërbesës me të varfërit? Nëse me nënshtrim, pjekuri dhe kujdes e vëmë në shërbim të trupit të Krishtit dhuntinë tonë, kisha do të bekohet.
  8. Të bëjmë mirë rolin tonë, pavarësisht sa i vogël a i madh është ai. Disa role në ekip janë tepër të qarta dhe të dukshme ndërsa disa të tjera janë mbështetëse. Unë i jam mirënjohës kaq shumë Mondit, basistit të grupit tonë apo zërit të dytë të Emilit po aq sa dhe kitarës së Landit apo pianos së Karinës. Zoti ynë i mirë e shikon ofertën tonë dhe e vlerëson në bazë të zemrës. Le të kujtojmë gruan e ve e cila kishte pak, por e dha pa kursim për kauzën e Perëndisë. Gjithashtu drejtuesit më të mirë muzikorë janë ata që i ndajnë qartë detyrat mes njerëzve. Drejtues, është përgjegjësia juaj të jepni detaje të mjaftueshme për secilin në ekip dhe të mbështesni në të njëjtën masë këdo, pavarësisht rolit në ekip.
  9. Të jemi të nënshtruar ndaj autoritetit. Ndoshta kjo nuk është gjithmonë e lehtë por Perëndia e kërkon qartë këtë. Çdo drejtues muzike duhet të jetë i qartë në përgjegjësitë e tij gjatë shërbesës. Ai duhet të dijë se çfarë dëshiron pastori apo drejtuesit e kishës nga ai. Nëse ai ka një sugjerim, ai mund ta shprehë atë, por s’mundet gjithmonë të bëhet siç do ai. E njëjta vlen dhe për anëtarët e ekipit të adhurimit. Le të kemi në ne po atë qëndrim që ishte në Jezu Krishtin, drejtuesin tonë.
  10. Të mos lëmë pas dore studimin personal dhe në ekip. Kjo është një pikë ku të gjithë shpesh ndihemi që s’kemi bërë mjaft, por le të marrim zemër dhe të ngrihemi përsëri. Edhe 10 minuta në ditë studim mjaftojnë për të siguruar një rritje të qëndrueshme në aftësitë tona muzikore.

Ja një listë me këshilla praktike për t’u mbajtur mend nga çdo anëtar në ekipin e adhurimit:

-        Ji në kohë për prova

-        Përgatit instrumentin tënd, ndihmo që të bëhen gjërat gati

-        Kujdesu për instrumentin tënd

-        Merr me vete një letër dhe laps për shënime

-        Ndiqe drejtuesin

-        Shëno mbi letrën e këngës detajet që të kërkohen

-        Vazhdimisht ki vëmendjen mbi volumin e instrumentit tënd gjatë provave për ta ndryshuar sipas nevojës

-        Luaje me besnikëri pjesën tënde

-        Luaje rolin mbështetës me të njëjtin zell siç luan rolin kryesor

-        Praktiko jashtë provave dhe përpiqu të përmirësohesh

-        Mos bëj mungesa

Së fundi, le të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të sjellim ofertën e dhuntive tona me përulësi, dashuri dhe pasion. Artist, ti je tepër i çmuar për kishën tënde. Vëre në punë dhuntinë tënde.

“Mbështetur në “Zemra e Artistit” nga Rory Noland. Leje përdorimi datë 07 Maj 2010 nga Toni Shena. Përdorur me leje nga Zondervan. www.zondervan.com

Tags:
Mar-24-09

Adhurimi lind në zemër

posted by Toni

nga Matt Redman

Adhurimi lind në zemër

Në intervistat që kam dhënë kohët e fundit për shtypin e krishterë më është bërë herë pas here një pyetje. “Çfarë mendon për theksin që po i vihet në ditët e sotme adhurimit në industrinë e muzikës së krishterë?” Pyetja ndiqet nga komente rreth rrezikut të kthimit të adhurimit në marketing. Në një nga këngët e saj, Loren Hill thotë: “Hip-hopi lindi në zemër, aty i pati fillesat e tij, ndërsa tani është bërë vetëm një çështje klasifikimi”. Mos po ndodh e njëjta gjë edhe me adhurimin?

Së pari, dua t’ju them se jam i kënaqur që po ma bëni këtë pyetje, e cila tregon ndjeshmëri ndaj kësaj çështjeje dhe kjo është shenjë e mirë. Rreziku është se mund të na rrëmbejë aq shumë momenti, sa të harrojmë të bëjmë pyetjen më të rëndësishme: “Çfarë mendon Zoti për gjithë këtë gjë?” Kjo është pyetja që çdo njeri i përfshirë në ‘industrinë’ e muzikës së krishterë duhet t’i bëjë vetes në fund të ditës. Inkurajohem që sot janë të shumtë ata që po e bëjnë këtë pyetje të vështirë. Mbi të gjitha, është biblike, ashtu siç lutej edhe vetë psalmisti: “Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo, njihi mendimet e mia, shiko nëse ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme”.

Kjo frazë e shkëputur nga Psalmet përbën një test shumë të mirë, nëpërmjet të cilit mund të kontrollojmë mënyrat si shërbejmë. A po shërbejmë me perspektivën e përjetësisë? A po i përdorim këngët tona, albumet dhe gjithçka tjetër për të ndërtuar mbi gjëra të përjetshme, të cilat do ta ndërgjegjësojnë kishën dhe forcojnë misionin e saj? Apo po e përdorim muzikën pa pasur motivet e duhura? Mund ta shtrojmë pyetjen edhe në një mënyrë tjetër: “Cilën Mbretëri po ndërtojmë ne?” Ndërsa shkruaj një këngë, pranoj një ftesë, apo regjistroj një album, cilën Mbretëri po ndërtoj? A është mbretëria e “Met Redman” (përpjekja foshnjarake përmes së cilës dua ta tregoj veten me të mirë nga ç’jam) apo është Mbretëria e shenjtë, e patundur dhe e përjetshme e Zotit? A janë të gjitha përpjekjet e mia një shërbesë për Mbretin dhe Mbretërinë e tij? Kjo është një pyetje shumë e vështirë, sidomos nëse po kërkojmë një përgjigje të sinqertë.

Ndoshta tani ti po mendon: “Kjo nuk ka të bëjë shumë me mua. Është e vërtetë që regjistroj disa nga këngët e mia dhe pastaj u bëj disa kopje CD-ve, por e kam të pamundur të lidhem me ndonjë shtëpi diskografike dhe të rrëmbehem në skenarin e muzikës së Krishterë të adhurimit”. Ndoshta mund të jesh i përfshirë më tepër nga ç’mendon. Ky artikull nuk ka në thelb muzikën e adhurimit dhe industrinë në të cilën po rritet ajo, por motivet dhe standardet e zemrës. Ashtu siç thuhet te Fjalët e Urta, asnjë nuk mund t’i dijë me siguri motivet e veta, kjo është punë e Zotit, është një hetim ndriçues i Shpirtit të Tij të Shenjtë. Ka ardhur koha që të kërkojmë thellë në zemrat tona me të njëjtin stil si të psalmistit.

Kur bëhet fjalë për një adhurim të pastër, Shpirti i Shenjtë i Perëndisë është “inspektori” dhe “orkestruesi”. Ndërsa flas për kishën dua të theksoj se, asgjë e thellë, e pastër, kuptimplotë dhe shpirtërore nuk mund të ndodhë pa praninë e Shpirtit të Shenjtë gjatë adhurimit. Sipas Filipianëve 3:3, ne “adhurojmë përmes Shpirtit të Perëndisë (i shërbejmë Perëndisë në Frymë)” Ai është elementi kryesor i adhurimit tonë, gjithmonë ka qenë (që nga dita kur rrëfyem që Krishti është Zot) dhe gjithmonë do të jetë. Nëse adhurimi në kishë është i pastër, i thellë, kuptimplotë dhe shpirtëror, atëherë e tillë duhet të jetë dhe muzika e adhurimit që shkruhet dhe sigurohet nga albumet. Nëse duam që këto të jenë frytet e punës sonë duhet ta kërkojmë fillesën te Shpirti i Shenjtë i Perëndisë. Kam një pyetje për studiot e regjistrimit, autorët e këngëve, inxhinierët e zërit dhe drejtuesit e adhurimit: A po dëgjojmë për të marrë ide nga Përendia, ide që i kanë fillesat nga Shpirti i Shenjtë apo zgjedhim duke i vlerësuar vetëm mbi kriterin e përshtatjes në një segment të caktuar të tregut? Nuk kam asnjë dyshim se gjithë kjo valë e re e muzikës së krishterë që ka përfshirë gjithë botën është e frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë, por në këtë fazë që jemi, kemi përballë sfidën që ajo çka është nisur “në Frymë” të mos vazhdojë “në mish”. Për fat të keq, për disa shërbesa të mrekullueshme, ky është fundi.

Nuk ekziston një formulë përmes së cilës ne merremi me këtë çështje të adhurimit. Në formën e saj më të pastër ajo është një thirrje e thellë; në vendet më të thella të zemrave tona të gjejmë vendet më të thella të zemrës së Zotit përmes vajosjes hyjnore të Shpirtit të Shenjtë të Perëndisë. Ne mund të krijojmë CD, por nuk mund të krijojmë adhurim të vërtetë.

Matt Redman (përdorur me leje)

Tags:
Mar-24-09

Zbulesë dhe përgjigje

posted by Toni

nga Matt Redman

Zbulesë dhe përgjigje

Adhurimi është gjithmonë një përgjigje ndaj një zbulese. Duke qenë i përfshirë në drejtimin e adhurimit, këto dy fjalë, “zbulesë” dhe “përgjigje” më duken shumë frytdhënëse. Ç’lloj zbulese kemi marrë për Zotin? Ç’lloj përgjigjeje kërkohet apo e plotëson më mirë këtë zbulesë? Çfarë zbulese sjellin këngët që shkruajmë apo zgjedhim te njerëzit që i këndojnë ato? A shfaqet mjaftueshëm Zoti tek këto këngë në mënyrë që të zgjojë zemra të lodhura dhe shkurajuara me një zbulesë kuptimplotë?

Meditimi i thellë mbi këto dy fjalë është pa diskutim një rrugë e frytshme rreth mënyrës si adhurojmë. Sa më shumë mendoj për këto dy fjalë aq më shumë kuptoj se i kam kushtuar rëndësi më shumë njërës se sa tjetrës. Shpeshherë, i qasem adhurimit duke vlerësuar më tepër përgjigjen se sa zbulesën. Ndoshta të njëjtin qëndrim kanë dhe drejtues të tjerë të adhurimit.

Kam marrë pjesë në takime adhurimi në të cilat dukej qartë se drejtuesi i adhurimit ishte lodhur shumë për të marrë një “përgjigje”. Në këto kohë nuk i është kushtuar shumë kujdes integritetit dhe zemrës së ofrimit, përkundrazi njerëzit janë nxitur në mënyrë të vazhdueshme të “thërrasin me zë të lartë, të duartrokasin e të kërcejnë”. Në vend që të fokusohemi për të sjellë një tejmbushje të vërtetë dhe kuptimplotë të zemrës, duket sikur jemi angazhuar në një lloj konkurrence diskotekash shpirtërore, me një çmim për konkurruesin më të zhurmshëm. Po unë ç’stil drejtimi kam?

Interesohem më shumë për mendimet që më kalojnë në kokë gjatë kohës që drejtoj adhurimin se sa për vokalin tim.

A nuk kam drejtuar takime, në të cilat, pasi kemi kënduar këngët festive, kam dashur të përdor standardin e “duartrokitjeve” për të provuar nëse jemi aty ku duhej të ishim? (Në fund të fundit, nëse njerëzit duartrokasin pas çdo kënge të shpejtë dhe të gjallë, atëherë do të thotë që ajo ishte një nga netët e mira, apo jo?) A nuk e gjej ndonjëherë veten duke kontrolluar në mënyrë të pandërgjegjshme bashkësinë nëse po shfaq apo jo shenja jete, si p.sh: duar të ngritura lart? (domosdoshmërisht kjo do të thotë që gjithçka “po ecën mirë”! Më tej, ndërsa hyjmë në një nderim më të thellë ndaj Zotit, a nuk përgjoj përmes syve të mi gjysmë të hapur çfarë përgjigjeje po japin njerëzit e tjerë, duke shpresuar që të shoh të paktën një person që ka rënë në gjunjë?


Ju lutem të kuptoni që po e ekzagjeroj pak në këta shembuj, por nga ana tjetër shpresoj të jem i qartë. Shpeshherë ndërsa drejtoj adhurimin prirem të marr një përgjigje të mirë nga njerëzit, sepse dua të shoh rezultate. Të gjitha këto gjëra janë të mira: kërcimi, ngritja e duarve të shenjta, duartrokitjet dhe rënia në gjunjë. Nuk i kërkoj me dëshpërim këto gjëra (apo më keq, të bëj çmos që të ndodhin), por jam më tepër i interesuar për motivet që fshihen pas këtyre përgjigjeve (ose mosdhënies së këtyre përgjigjeve). Eshtë e vështirë ta bësh këtë dallim, por mjaft e rëndësishme për mendësinë e çdo drejtuesi adhurimi.

Këtu dalim tek ana tjetër e medaljes, “zbulesa”. Para se ta stërmundojmë veten për mënyrën se si po i përgjigjen njerëzit adhurimit, është mirë të ndërgjegjësohemi se kujt po i përgjigjen në të vërtetë. Si drejtues dhe autorë këngësh adhurimi, duhet të bëjmë më shumë kujdes ndaj arsyes kryesore të adhurimit, e cila është vlera e Zotit në këtë shërbesë. Çfarë aspektesh të mrekullive dhe shkëlqimit të Zotit po u shpalosim njerëzve, drejt të cilave ata t’i kthejnë zemrat e tyre? Si mund t’u kujtojmë zemrave, mendjeve dhe shpirtrave veprat e mëshirës që janë bërë për ta, hirin madhështor që është fituar për ta? Duhet të kuptojmë që kjo nuk është e gjitha përgjegjësia jonë; gjithkush që është pjesë e një shërbese të tillë luan rolin e vet. Ne duhet ta marrim seriozisht rolin tonë. Le të kemi një tjetër qasje, ndryshe nga ajo që i stërvit njerëzit të japin përgjigje ndaj adhurimit. Le të krijojmë këngë që janë aq përplot me Jezusin e lavdishëm sa të ndezin një zjarr të ri, duke sjellë përgjigje nga zemrat e mbushura që i këndojnë ato.

Nëse mund t’i çojmë njerëzit drejt zbulesave gjatë takimeve të adhurimit, atëherë jam i sigurt që përgjigjja ndaj këtij adhurimi do të vijë natyrshëm.

Ne nuk do t’i pengojmë dot adhuruesit plot pasion që të kërcejnë, të thërrasin e të përulen përpara Zotit.


Uilliam Tempëll ka thënë:

Adhurimi shërben për të gjallëruar ndërgjegjen nëpërmjet shenjtërisë së Perëndisë”

Për të ushqyer mendjen me të vërtetën e Zotit”

Për të pastruar imagjinatën përmes bukurisë së Zotit”

Për t’ia përkushtuar vullnetin tonë qëllimit të Perëndisë”.


Vini re se
ç’pjesë e madhe e këtij përkufizimi përqendrohet rreth “zbulesës”. Ja një burrë që dinte se, nëse në ndonjë mënyrë do të mund t’i përfshinim njerëzit në shenjtërinë, të vërtetën dhe bukurinë e Zotit, kjo do të sillte një përkushtim të vullnetshëm ndaj qëllimit të Perëndisë, pra, jetët tona do të derdheshin plotësisht në adhurim. Kjo është përgjigjja përfundimtare e çdo adhuruesi të vërtetë.


Matt Redman (përdorur me leje)


Tags:
Feb-10-09

Marrëdhëniet dhe adhurimi

posted by Toni

Marredheniet tona dhe hapat e zgjidhjes se konfliktit

Te gjithe e kemi perjetuar se sa e veshtire eshte te kesh nje konflikt. Asnje prej nesh nuk e ka qejf konfliktin. E perseri, konflikti me te tjeret duket sikur eshte pjese e pandare e jetes sone. Te gjithe duam ta evitojme, e urrejme dhe i shmangemi. Por a ka gjera te mira qe vijne nga konflikti?

Qendrimi yne ndaj mekatit

Mateu 5:44-48 “Por une po ju them: Duajini armiqte tuaj, bekoni ata qe ju mallkojne, u beni te mire atyre qe ju urrejne dhe lutuni per ata qe ju keqtrajtojne dhe ju perndjekin, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej, sepse ai ben te linde diellin e tij mbi te miret dhe mbi te keqinjte dhe ben te bjere shi mbi te drejtet dhe te padrejtet”

Mateu 18:15-17 21-22 “Por ne qofte se vellai yt ka mekatuar kunder teje, shko dhe qortoje vetem per vetem; ne qofte se te degjon, ti e fitove vellane tend; por ne qofte se nuk te degjon, edhe nje ose dy vete qe cdo fjale te vertetohet nga goja e dy ose tre deshmitareve. Nese pastaj refuzon ti degjoje, thuaja kishes, dhe ne qofte se refuzon edhe ta degjoje kishen, le te jete per ty si pagan ose tagrambledhes……Atehere Pjetri iu afrua dhe tha: “Zot, nese vellai im mekaton kunder meje, sa here duhet ta fal? Deri 7 here?” Jezusi i tha: “Une nuk te them deri 7 here, por deri shatedhjete here shtate.”

Nese dikush mekaton kunder teje, ai duhet te vije e te kerkoje falje. Kjo duhet bere me perulesi dhe nderim ndaj teje. Qellimi nuk eshte qe ai te marri faljen, por qe te perulemi, te pranojme gabimin, te ndihmojme tjetrin. Zakonisht ky qendrim e merr faljen. Nese jemi arrogante, kerkojme falje vetem sepse Bibla thote keshtu, duhet te ndryshojme qendrimin e zemres.

Pala tjeter, duhet te jete e gatshme per te diskutuar. Te dyja palet bejne mire te sqarohen midis tyre, ndoshta ka patur keqkuptim. Shprehje si “keshtu u ndjeva kur the kete gje, a po flisje per kete apo dicka tjeter” zakonisht ndihmojne. Gjithashtu pala e ofenduar duhet te kujdeset qe ajo qe flet te behet me se pari per ndertimin e pales tjeter e jo per peruljen e saj.

Hapat biblike te zgjidhjes konstruktive te konfliktit

Lutu dhe beko tjetrin para se te shkosh tek personi.

Merre hapin dhe kerko te flasesh pavaresisht se kush eshte ne gabim. Ne fakt, zakonisht rralle ndodh qe vetem njera pale ta kete gabim. Edhe qendrimi yne mund te jete sulmues, i keq dhe hakmarres, ky eshte mekat. Perulja eshte e domosdoshme, pala tjeter nuk ka te drejte te poshteroje ne asnje situate.

Nese gjerat nuk zgjidhen, bini dakort qe te flisni me nje person qe te dy e respektoni. Nese edhe kjo nuk mjafton, drejtojuni drejtuesve tuaj shpirterore.

* Ka nje ndryshim midis faljes dhe te harruarit. Shpesh themi: “lere ate ceshtje, s’ka problem”. Ne fakt, duhet ta vleresojme inisiativen e tjetrit per te ardhur e folur me ne. Duhet te pranojme perpara tjetrit nese ai na ka lenduar. Dhe faljen duhet ta ofrojme jo si detyrim por si dhurate. Nese s’mundemi, te jemi te sinqerte dhe t’i shprehim qe do te lutemi, mendojme e flasim perseri. Pasi kemi falur, le te harrojme. Por jo te harrojme dhe te mos diskutojme ceshtjen. Kjo mund ta ofendoje tjetrin qe ka marre kete hap.

Jakobi 4:6b “Perendia u kundervihet mendjemedhenjve dhe u jep hir te perulurve”

Nuk eshte burrerore te shtypim ndjenjat tona, perkundrazi te qajme perpara te tjereve eshte burreri. Te kerkojme dhe te japim falje, te shohim tjetrin ne sy kerkon kurajo.

Rom 13:8-10 ”Mos i kini asnje detyrim askujt…”

Gal 6:2 “Mbani barret e njeri;tjetrit dhe keshtu do te permbushni ligjin e Krishtit.”

Zoti urdheron ata qe jane me te pjekur ne besim te kene durim me ata me te rinjte.

Gal 5:22 “Por fryti i Frymes eshte dashuria, gezimi, paqja, durimi, miredashja, miresia, besimi, zemerbutesia, vetekontrolli.”

Efes 4:1-6, 26 “Zemerohuni por mos mekatoni…”

Le te shohim me pare trarin ne syrin tone dhe pastaj lemishten tek syri i tjetrit.

Zoti eshte ne harmoni te plote me veten e Tij, krijimi i Tij dhe gjithcka qe Ai ben eshte perfekte. Por ne si njerez te rene, nuk jemi te tille. Konflikti eshte i keq ne vetvete sepse nuk gjendet ne karakterin e Perendise. Por konflikti me mekatin qe ne beme kunder Perendise, u zgjidh me ane te sakrifices se Birit te Tij.

Falja kushton, nuk eshte e lehte per t’u dhene. Por Zoti e kerkon nga ne. Kjo, sepse Ai vete na fali me se pari kur ishim ende mekatare dhe sepse kjo na meson ne se sa e veshtire ishte per Perendine te vuante ne vendin tone. Ai beri te binin mbi Krishtin te gjitha mekatet tona, mbi Ate i cili nuk njihte mekat. Dikush tha “gabimet jane njerezore, falja eshte hyjnore”. Falja cliron ate qe e jep me shume se sa ate qe e merr.

Por ne mund te mesojme shume nga konflikti, si te trajtojme tjetrin, si ta shohim me syte e Perendise, si te perpiqemi ta restaurojme marredhenien. Konflikti i zgjidhur ne menyre konstruktive shpesh sjell bashkim edhe me te forte se me pare. Sjell rritje personale dhe pjekuri shpriterore.

A e kemi patur te veshtire kur vijme ne takimin e kishes dhe nje plage ne zemer na pengon t’i afrohemi Zotit? Po ne shtepi, kur duam te kalojme kohen personale, a e kemi te veshtire te lutemi pas nje konfliktimi me familjare? Bibla thote: “shko pajtohu me pare me vellain tend e pastaj eja e sill oferten tek altari”. Sepse eshte e veshtire te sjellim lavdet tona para Perendise nese nuk kemi paqe me te tjeret.

Kol 3:12 “Vishuni pra si te zgjedhur te Perendise, shenjtore dhe te dashur, me dhembshuri te brendshme, miresine, perulesine, zemerbutesine dhe me durimin.”

Tags:
Jan-28-09

Vështrim mbi adhurimin

posted by admin



Shpesh mendojme qe adhurimi ka te beje me te qenurit te mbledhur se bashku, ose vetem, me instrument ose jo dhe t’i kendojme Zotit. Ose do te thote te besh kenge te reja. Te gjitha keto jane te mira. Por a eshte vetem kaq?

Fjale per adhurimin ne Bibel: Shakkah (te perkulesh me nderim, te gjunjezohesh, hebraisht), proskyneo (te besh nderim, te tregosh bindje, greqisht), khavah (gjunjezohem, bie permbys, rrezohem), Barak (t’i japesh vetem Perendise tribut, mirenjohje, Jobi 1:21, 1 Kronikasit 29:10).

 

Adhurim – “te jesh i perfshire ne dicka me te madhe se ty, pasion, dashuri e thelle.”

 

Adhurimi eshte “vlera e Zotit, ai eshte i denje dhe ne kemi pergjegjesi ta lavderoje Ate.

 

Adhurimi eshte nje dimensional pasi “perqendrohet tek Zoti.” Nuk ka te beje me ne por me Zotin. C’do te thote kjo? Ne jemi vetem krijesa qe i japin Zotit lavdine. Ne jemi krijuar per kete qellim.

 

Adhurim do te thote besim te personi te cilin adhuron. Ti por perfshihesh ne nje gje me te madhe se vetja jote.

 

Adhurimi duhet te jete menyre jetese per kedo te krishtere. JO qe te kendoje ne rruge me patjeter, po qe te kete kete mirenjohje ndal Perendise ne zemren e tij gjate gjithe kohes.

Adhurimi eshte ilac per shpirtin. Duke harruar veten dhe duke u perqendruar te Perendia, Fryma e tij na sheron nga semundje shpirterore dhe fizike.

 

Adhurimi eshte ndryshimi i karakterit tone ne baze te dorezimit ndaj fuqise se Zotit. Ne kuptojme te shikojme me syte e Atit, ne kete menyre ne ndryshojme ne shembellimin e Tij.


Adhurimi nuk ka te beje me moshen tone. Pavaresisht nga lloji fizik i adhurimit, nese jemi ne kembe apo ulur ne gjunje, nese ka muzike elektronike apo tradicionale, nese shohim apo jo, ne te gjithe para Perendise duhet te kemi ate zemren e femijes para atit.


Forma te adhurimit ne Bibel; sherbesa ne kishe e ne familje, te jetuarit me Krishtin, te nenshtruarit dhe te qenurit i dorezuar vullnetit te Zotit, pagezimi, format e kenges dhe te perdorimit te trupit.


Adhurimi eshte  menyre ungjillizimi. Psh, koncertet e adhurimit ose ardhja në kishë e të rinjve. Kur njerëzit e ftuar shikojnë ne të përfshirë në adhurim, jo vetëm që fillojnë të kuptojnë, por dhe Fryma e Zotit vepron në zemrat e tyre.


Adhurimi eshte sakrifice, ai hyn ne kundershtim me natyren tone te perqendrimit tek vetja. Ai eshte praktike dhe disipline.


Adhurimi i paraprin misionit. Misioni eshte i kufizuar dhe i fundshem, ai mbaron në këtë tokë. Adhurimi jo, ai vazhdon në përjetësi.


Adhurimi vjen nga nje marredhenie me Perendine. Asnje person tjeter nuk meriton adhurim.

Adhurimi eshte zbulese. Ai varet nga Zoti, prandaj te gjithe ne mund te jemi adhurues sepse eshte Perendia qe na hap syte te njohim ate e si pergjigje te adhurojme.

Adhurimi nuk eshte nje sherbese e disa personave; eshte nje detyrim i secilit prej nesh si besimtare.

Adhurimi eshte pra me shume se ta duash Zotin.

Nuk paska te beje me muziken. Muzika eshte vetem nje menyre e shprehjes se adhurimit pasi muzika eshte gjuha e shpirtit njerezor.

Praktikim: 5 minuta duke u perqendruar tek Zoti, le te lutemi duke mos e perfshire fjalen “Une” ne kete kohe. Le t’i flasim Zotit, ta adhurojme ate duke lene veten menjane.

Tags: